Shkëndija mëson kundërshtarin e mundshëm në rast kualifikimi ndaj Hibernianit
Shkëndija e Tetovës ka mësuar rivalin e mundshëm në fazën plej off të Ligës së Konferencës. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi se, nëse skuadra tetovare eliminon Hibernianin e Skocisë në raundin e tretë kualifikues, në fazën vendimtare për kualifikimin në fazën e ligës do të përballet me fituesin e çiftit Göteborg – Gent. Ndeshja e parë mes Hibernianit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten në Edinburg, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar një javë më vonë. Kuqezinjtë synojnë të kalojnë të dyja pengesat e mbetura për të siguruar një tjetër paraqitje në fazën e ligës së, pasi këtë arritje e realizuan edhe sezonin e kaluar. /SHENJA/

