Pas Joshua-s, Kristian Prenga mund të përballet me një tjetër boksier të fortë

Pas Joshua-s, Kristian Prenga mund të përballet me një tjetër boksier të fortë

Kristian Prenga mund ta zhvillojë meçin e radhës ndaj kikboksierit të njohur holandez, Rico Verhoeven.

MARKETING

Description of image

Boksieri shqiptar tërhoqi vëmendje të madhe pas paraqitjes ndaj Anthony Joshuas, veçanërisht në raundin e parë, kur arriti ta rrëzonte tri herë britanikun.

Megjithatë, Prenga u mposht me nokaut në raundin e dytë, por paraqitja e tij bëri jehonë në arenën ndërkombëtare.

Sipas “World Boxing News”, tashmë po diskutohet mundësia e një dueli ndërmjet Prengës dhe Verhoevenit, pas paraqitjeve të tyre ndaj ish-kampionëve të botës, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.
Verhoeven ka zhvilluar deri më tani vetëm dy meçe në boksin profesionist, duke regjistruar një fitore dhe një humbje. Ai është mposhtur nga Usyk, ndërsa ka triumfuar ndaj Janos Finferas.
Ende nuk është caktuar ndonjë datë për përballjen e mundshme, ndërsa bisedimet raportohet se janë në fazën fillestare.

MARKETING