Shkëndija siguron raundin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës
Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi mposhti me përmbysje 3:1 skuadrën sllovene Bravo. Me këtë fitore, kuqezinjtë avancojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 4:3, raporton Shenja.
Golat për Shkëndijën u shënuan nga Kryeziu, Gjorgjieski dhe një autogol i Jovanit, ndërsa për Bravon realizoi Stankoviq.
Me këtë sukses, skuadra tetovare vazhdon rrugëtimin e saj në garat evropiane dhe tashmë pret kundërshtarin në raundin e tretë. /SHENJA/

