Sulmohet punonjësi i EVN-së gjatë kryerjes së detyrës në Saraj

Sulmohet punonjësi i EVN-së gjatë kryerjes së detyrës në Saraj

Një punonjës i EVN Maqedoni është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrat e tij të punës në territorin e komunës së Sarajit në Shkup.

MARKETING

Description of image

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 korrik 2026, rreth orës 13:15, në SPB Shkup, 45-vjeçari G.K. nga Shkupi, i punësuar në EVN Maqedoni, ka raportuar se rreth orës 13:00, gjatë angazhimit të tij në punë, është sulmuar fizikisht nga T.B. (32) nga fshati Saraj.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.

MARKETING