Aksion në objektet hotelierike në rrethinë të Gostivarit – janë gjetur 15 shtetase të huaja, dy persona përfundojnë në pranga

Aksion në objektet hotelierike në rrethinë të Gostivarit – janë gjetur 15 shtetase të huaja, dy persona përfundojnë në pranga

MPB Maqedoni njofton se sot (30.07.2025), në periudhën nga ora 02:00 deri në orën 04:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë – NJPB Gostivar kanë realizuar një askion kontrollues në dy objekte hotelierike në rajonin e NJPB Gostivar.

MARKETING

Description of image

“Gjatë kontrollit në fsh. Çegran, rreth orës 02:00, është privuar nga liria M.H. (50) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit. Ai, pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë para objektit, e ka mbyllur derën hyrëse dhe i ka paralajmëruar personat e pranishëm që të largohen, por pas reagimit të shpejtë të policisë, në daljen e pasme është penguar arratisja e disa shtetaseve të huaja. Ndërsa, në anën tjetër, në një objekt hotelierik në territorin e Njësisë Policore Gallatë, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.A. (53) nga Gostivari, për shkak se tek ai është gjetur marihuanë”.
“Gjatë kontrolleve në të dy objektet, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht të qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, janë shoqëruar gjithsej 15 shtetase të huaja, të moshës prej 19 deri në 40- vjet, nga Serbia, Shqipëria dhe Kolumbia, nga të cilat 11 në objekt hotelierik në fsh. Çegran, ndërsa 4 në objekt hotelierik në rajonin e Njësisë Policore Gallatë”.

“Të gjitha janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

MARKETING