(VIDEO) Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Nalarja ka arrit në RMV
Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit Perëndimorë, katër raste me malarie, tre me virusin e dengës, një me virusin Zika, tashmë janë prezente në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas një periudhe dyvjeçare pa asnjë rast të raportuar, malaria u shfaq sërish me katër të prekur. Ndërsa ministri tregoi për rrezikshmërinë e këtyre infeksioneve.
Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë
“Zika ka një ndikim negativ tek gratë shtatzëna, dengu është një ethe hemorragjike, nevojitet kujdes, ka informacione për malarien se në format e rënda mund të jetë vdekjeprurëse. Apel për njerëzit që udhëtojnë në Afrikë dhe Oqeanin Indian, veçanërisht në Zanzibar dhe Maldive, që të ndjekin rekomandimet e OBSH-së mbi nevojën për vaksinim. Edhe pse përqindjet janë shumë të vogla, është e nevojshme që njerëzit të marrin masa paraprake dhe përveç kësaj t’i paralajmërojnë mjekët e tyre familjarë dhe specialistët e sëmundjeve infektive që domosdoshmërisht të marrin parasysh historinë e udhëtimit në Afrikë dhe rajonin e Oqeanit Indian”.
Kurse sa i përket Nilit Perëndimorë, dy raste janë nga qershori ndërsa të tjerat janë tani aktuale. Njëri prej infektimeve siç njoftoi lidhet me një udhëtim në Greqi, ndërkohë që për të tjerët dyshohet se janë transmetuar brenda territorit të vendit. Personi që dyshohet se e “importoi” është rreth 40-tave, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve i përkasin grupmoshës 60 deri në 70 vjeç. Rastet i përkasin rajonit të Shkupit dhe Velesit. Tek të 7 rastet, ministri tha se është reaguar sipas procedurave epidemiologjike, gjegjësisht është bërë dezinfektim i një distance prej 200 metra nga vendi i tyre i banimit, që është një procedurë e rregulltë epidemiologjike, ndërsa një person ka refuzuar këtë procedurë.
Emine Ismaili /SHENJA/

