(VIDEO) Pas 10 ditëve, jepet leje për përdorim teknik të ujit në Gostivar

(VIDEO) Pas 10 ditëve, jepet leje për përdorim teknik të ujit në Gostivar

 

MARKETING

Description of image

Nga sot uji në Gostivar mund të shfrytëzohet vetëm për përdorim teknik, pasi tre ditë radhazi në ujë nuk ka bakterie. Pra, uji atje mund të përdoret për gjithëçka tjetër, përveç se për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Këto të dhëna i njoftoi sot Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski. Ai bëri me dije se pas ekzaminimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme të cilësisë së ujit në Gostivar, analizat më të fundit tregojnë se uji përfundimisht mund të përdoret si ujë teknik.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

Jemi në koordinim me Komunën në pjesën e asaj që duhet të ndërmerret më tej. Dua personalisht të shpreh falenderimet e mia, së pari, qytetarëve të Gostivarit për nivelin e mirëkuptimit, e më pas të gjithë ekspertët që ndihmuan që të vijmë në këtë fazë, të ujit teknik. Shpresoj për të gjithë përgjegjësit në nivel të komunës, ky do të jetë mësim që të punojnë me profesionalizëm maksimal në pjesën e cilësisë së ujit, sepse nuk ka lojë me shëndetin e qytetarëve”.

Emilija Anevska nga Ujësjellësi i Shkupit tha se këto ditë janë marrë 6 mostra në Gostivar nga furnizuesi kryesor.

Emilija Anevska, përfaqësuese e Ujesjllësit të Shkupit

Tek të gjitha mostrat, tre ditë rresht, nuk është vërejtur prani e bakterieve koliforne dhe përshkak të klorinimit të kryer me përqëndrim të lartë, tek mostrat nuk është regjistruar prani e trihalometaneve mbi kufijtë e lejuar. Rezultatet janë të qasshme në Shtabin e Krizës dhe në Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si organ kompetent”.

Edhe komuna e Gostivarit I informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit të plotë.

Komuna e Gostivarit

Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar.Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situates”.

Institucionet kompetente paralajmëruan se ditët në vijim në disa vende në Gostivar do të matet cilësia e ujit, në mënyrë që tani të sigurohet uji për pije.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING