Sërish shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli për 4.5 denarë

Sërish shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli për 4.5 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht4,55 % në raport me vendimin e datës 20.7.2026.

MARKETING

Description of image

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 den/kg dhe tani do të jetë 48,099 den/kg.

Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram).

MARKETING