(VIDEO) Mickoski: Nesër Gostivari do të ketë ujë teknik

(VIDEO) Mickoski: Nesër Gostivari do të ketë ujë teknik

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që nesër uji në Gostivar të jetë teknikisht i sigurt për përdorim. Ai tha se po zhvillohet procesi i hiperklorimit të rrjetit të ujësjellësit dhe rezultatet më të fundit të analizave të ujit në Gostivar janë të mira dhe për këtë, pret që më së voni deri nesër, institucionet kompetente të njoftojnë se uji është teknikisht i sigurt për përdorim

MARKETING

Description of image

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Ekipet e ‘Ujësjellësit’-it nga Shkupi ndodhen në Gostivar dhe po punojnë në hiperklorimin e instalimeve. Rezultatet tashmë janë të mira. Pres që sot, ose më së voni nesër, të publikohet njoftimi se uji është teknikisht i sigurt për përdorim. Brenda një afati rekord prej një jave, problemi u sanua. Më habit fakti që opozita ende nuk ka dalë me kritika ndaj komunës dhe udhëheqjes që ajo mbështeti në zgjedhjet lokale. Ndoshta e humbën atë mundësi, por në skenën tonë politike ka shumë njerëz që përpiqen të fitojnë pikë politike, pa e kuptuar se kjo u kthehet si bumerang”.

Në lidhje me akuzat e qeverisë, ai përsëriti qëndrimin se Qeveria ka ndërmarrë masat e nevojshme ndërsa akuzoi opozitën se po përhap dezinformata dhe panik të panevojshëm në mesin e qytetarëve duke u bazuar në raporte të vjetra për papërshtatshmërinë e ujit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Politika e Qeverisë është të japë rezultate dhe kështu do të vazhdojmë. Përgjegjësia e plotë dhe kompetenca për atë që ndodhi në Gostivar tashmë është identifikuar nga Prokuroria. Më tej, ata do të vazhdojnë të përcaktojnë nëse ka nevojë të identifikohen edhe përgjegjësi të tjera nga ana e shtetit, edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë”.

Autoritetet kanë shpallur epidemi në qytetin e Gostivarit, pasi si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm mbi katër mijë qytetarë janë helmuar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.  Për këtë, organet e drejtësisë kanë hapur edhe lëndë, ku momentalisht janë në arrest tre zyrtarë komunal.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING