(VIDEO) Pesë të arrestuar për drogë në dy ditët e fundit

(VIDEO) Pesë të arrestuar për drogë në dy ditët e fundit

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë dy ditëve të kaluara ka realizuar disa aksione në qytete të ndryshme të vendi, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar sasi të drogës.

MARKETING

Description of image

Përkatësisht, policia arrestoi një 25-vjeçar nga Haraçina pasi gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.

MPB

Më 24 korrik 2026, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina, rrethina e Shkupit”.

I dyshuari është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, MPB njofton se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë urgjente.

Po ashtu, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë dje e kanë privuar nga liria një 18 vjeçar nga Kumanova, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të një substance prej pluhuri të bardhë, boksa metalikë dhe mjete piroteknike.

Ndërkaq, më 23 korrik, zyrtarët policorë të SPB Strumicë i kanë privuar nga liria tre persona të moshës 29, 31 dhe 24 vjeçare, të gjithë nga fshati Bansko, rajoni i Strumicës.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Peugeot” me targa të Strumicës, në të cilin ndodheshin personat, janë gjetur kokainë dhe marihuanë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa më 24.07.2026, në bazë të një urdhri gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë e 31 vjeçarit në fshatin Bansko, ku është gjetur edhe marihuanë.

Ministria e Brendshme informoi se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING