Kina proteston ndaj sanksioneve të BE-së kundër kompanive kineze për shkak të Rusisë

Kina proteston ndaj sanksioneve të BE-së kundër kompanive kineze për shkak të Rusisë

Kina ka paraqitur një protestë zyrtare pranë Bashkimit Evropian (BE) pasi blloku përfshiu kompani të tjera kineze në paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke akuzuar Brukselin se po shënjestron në mënyrë të padrejtë bizneset kineze dhe po dëmton marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Dje, siç raporton gazeta shtetërore Global Times, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se vendosi 14 subjekte të BE-së në listën e saj të kontrollit të eksporteve, në një masë reciproke, një ditë pasi blloku evropian kishte sanksionuar 14 kompani nga Kina kontinentale dhe Hong Kongu.

Një zëdhënës i misionit kinez pranë BE-së tha se Pekini shprehu “pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur” ndaj sanksioneve, të cilat BE-ja i miratoi si pjesë të masave të fundit kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Kina mban një qëndrim objektiv dhe të drejtë ndaj krizës në Ukrainë, mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të bisedimeve të paqes dhe ka luajtur një rol konstruktiv në avancimin e një zgjidhjeje politike të krizës”, tha zëdhënësi.

Pekini hodhi poshtë atë që e cilësoi si përpjekje të BE-së për t’ia kaluar Kinës përgjegjësinë për konfliktin, duke theksuar se “kundërshton fuqishëm përfshirjen dhe sanksionimin e pajustifikuar të kompanive dhe qytetarëve kinezë nga BE-ja”.

Kina i bëri thirrje BE-së që “të korrigjojë menjëherë veprimet e saj të gabuara, të eliminojë ndikimin e rëndë dhe të mbrojë interesat e përgjithshme të marrëdhënieve Kinë-BE përmes veprimeve konkrete”.

MARKETING