Arsimi e nis me humbje, mposhtet nga Tikveshi
Arsimi e ka nisur në mënyrën më të dobët të mundshme sezonin e ri në elitën e futbollit, duke u mposhtur me rezultat 5:1 nga Tikveshi në ndeshjen hapëse të xhiros së parë, raporton SHENJA.
Tikveshi dominoi takimin nga fillimi deri në fund, me Syllan që realizoi tre gola, ndërsa Lavall shtoi edhe dy të tjerë, duke vulosur një fitore bindëse për skuadrën e tij. Golin e vetëm për Arsimin, që njëherësh ishte edhe goli i nderit, e shënoi Ramadani.
Ndërkohë, xhiroja e parë e kampionatit do të vazhdojë gjatë fundjavës me zhvillimin e ndeshjeve të tjera të programuara. /SHENJA/

