(VIDEO) UNESCO i dha Qeverisë pesë vjet kohë për mbrojtjen e Ohrit

(VIDEO) UNESCO i dha Qeverisë pesë vjet kohë për mbrojtjen e Ohrit

UNESCO i ka dhënë Qeverisë edhe pesë vjet për ta shpëtuar Ohrin si trashëgimi botërore. Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në sesionin vjetor që po mbahet në qytetin Busan të Koresë së Jugut, vendosi sot që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

MARKETING

Description of image

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e cilësoi këtë si një sukses të rëndësishëm diplomatik për vendin, rezultat i një veprimi të koordinuar shtetëror të udhëhequr nga kryeministri.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I JASHTËM

Dëshmuam se diplomacia nuk është vetëm pjesëmarrje në takime ndërkombëtare, por aftësi përmes partneritetit të krijojë besim dhe të mbrojë interesat më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare. Vendimi i UNESCO-s është një konfirmim i angazhimit tonë, por edhe një nxitje për punë edhe më intensive në periudhën në vijim. Propozimi fillestar i vendimit parashikonte që rajoni të regjistrohej menjëherë në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.

Sipas Mucunskit, ky rezultat erdhi pas koordinimit mes institucioneve shtetërore, si dhe Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Paris, e cila sipas tij, pati rol të rëndësishëm në komunikimin me UNESCO-n dhe vendet anëtare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Timço Mucunski, ministër i Jashtëm

Gjatë periudhës së kaluar, kemi pasur diskutime intensive, kemi zhvilluar konsultime diplomatike dhe kemi ndërtuar mbështetje midis shteteve anëtare të Komitetit. Ne kemi paraqitur qartë qëndrimet tona, kemi paraqitur angazhimet e ndërmarra dhe vullnetin politik për të mbrojtur Rajonin e Ohrit. Ne kemi punuar me përkushtim, të koordinuar dhe me një qëllim të qartë – të afrojmë qëndrimet tona përmes dialogut, të forcojmë besimin midis partnerëve tanë”.

Enti i Revizioni Shtetëror në vitin 2024 tregoi se në Ohër ka 4 847 ndërtime pa leje, duke përfshirë ndërtesa dhe hotele. Ka 456 vendime për prishje dhe asnjë nuk është zbatuar. Sipas vendimit të UNESCO-s, deri më 1 shkurt 2027, duhet të përgatitet raporti i ri për të arriturat.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING