VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!

VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!

Nga VLEN përmes një kumtese kërkojnë përgjegjësi të plotë për secilin zyrtar pas ndotjes së ujit në Gostivar. Nga kjo parti pyesin se ku kanë mbetur premtimet për rregullimin e ujësjellësit.

MARKETING

Description of image

“Arben Taravari po bie ndesh me deklaratat e tij. Derisa dikur dilte para qytetarëve të Gostivarit dhe akuzonte pushtetin e atëhershëm se po i “helmon” qytetarët me moskujdesin dhe mosveprimin, gjatë mandatit të tij të dalë dhe të thotë se po e zgjidh problemin e ujit në Gostivar “për 100 vitet e ardhshme”! Sot kur përgjegjësia bie mbi administratën që ai ka drejtuar, Taravari jo që nuk ka përmbushur ndonjë nga premtimet, por nuk jep asnjë përgjegjësi politike. Dy rezervuarët gjigant që i premtoi poashtu në vitin 2022 për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, një donacion nga Zvicra, as kjo nuk u bë. Pyetja është; Ku u avulluan 7 milionë euro ndihmë nga Zvicra?

MARKETING