(VIDEO) DPHM, erëra uraganike përfshinë RMV-në, shpejtësi rekorde prej 134 km/h

(VIDEO) DPHM, erëra uraganike përfshinë RMV-në, shpejtësi rekorde prej 134 km/h

 

MARKETING

Description of image

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e klasifikon si uaragan stuhinë e mbrëmshme, sepse ishte erë e fortë që ndodh shumë rrallë në këtë territor dhe sipas tyre shkakton shkatërrime të rënda dhe dëme të konsiderueshme në një shkallë më të gjerë. Meteorolog-ja Julijana Fidanoska Mishkoska, theksoi se moti jostabil parashihet të vazhdoj edhe sot, por jo me intensitetin e ditës së djeshme.

ULIANA FIDANOSKA MISHKOSKA-METEOROLOGE

Sot, gjatë orëve të pasdites, në zonat malore do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë, por jo me intensitet kaq të madh. Priten reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe erë e fortë. Temperaturat maksimale sot do të lëvizin nga 26 deri në 33 gradë Celsius”.

Mishkoska theksoi se gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë i qëndrueshëm, por sipas saj, në orët e mbrëmjes vendi do të ndikohet nga një valë e lagësht. Ndërkoh ajo njoftoi se të premten do të ketë temperatura ditore vërtet të ulëta për këtë periudhë të vitit, të cilat do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë Celsius.

JULIANA FIDANOSKA MISHKOSKA-METEOROLOGE

Gjatë fundjavës moti do të stabilizohet sërish, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta. Të shtunën dhe të dielën temperaturat minimale parashikohen të jenë nga 6 deri në 16 gradë Celsius, vlera këto nën mesataren për këtë periudhë të vitit”.

Mishkoska theksoi se deri në fund të muajit korrik, duke filluar nga e hëna, pritet vetëm paqëndrueshmëri lokale, ndërsa më pas moti pritet të jetë i qëndrueshëm me intensitet shumë më të dobët. Ajo gjithashtu sqaroi se gjatë ditës së djeshme erërat e forta, kanë arritur shpejtësi deri në 130 km/orë në rajonin e Shkupit, ndërsa në rajonin e Shtipit deri në 134 km/orë.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING