(VIDEO) Qeveria shpall gjendje krize në Gostivar pas ndotjes së ujit

(VIDEO) Qeveria shpall gjendje krize në Gostivar pas ndotjes së ujit

Disa prej drejtuesve të Qeverisë kanë shkuar sot në Gostivar, prej nga kanë dhënë shpjegime për hapat që po ndërmerren për tejkalimin e krizës. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski deklaroi se numri i rasteve të reja në Gostivar është pothuajse përgjysmuar krahasuar me të shtunën.

MARKETING

Description of image

SASHO KLEKOVSKI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kemi 293 raste të reja, që është përgjysmuar krahasuar me të shtunën, kur kishte mbi 600. Supozojmë se masat e rekomanduara po japin rezultatin e dëshiruar. Deri më tani janë kryer 192 anketa epidemiologjike, përmes të cilave duhet të përcaktohet kronologjia e saktë e ngjarjeve, si dhe rastet e para dhe mënyra e shfaqjes së infeksioneve”

Ai tha se Instituti i Shëndetit Publik ka marrë përsëri mostra uji për testim nga nëntë vende të ndryshme, si dhe nga çezmat në shtëpitë e familjeve me persona të infektuar. Klekovski njoftoi gjithashtu se inventari i spitalit të Gostivarit do të plotësohet me ilaçet e nevojshme sot dhe nesër.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski deklaroi se në këtë moment nuk mund të thotë se kur uji në Gostivar do të jetë përsëri i sigurt për përdorim. Ai tregoi se ekipet e ekspertëve tashmë po punojnë në terren dhe po marrin mostra nga disa vende, dhe rezultatet e analizave do të tregojnë se çfarë masash do të duhet të merren për të normalizuar situatën.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTRI I BRENDSHËM

 

Sipas vlerësimeve fillestare të ekspertëve, ka shumë të ngjarë të kryhet hiperklorimi i sistemit të furnizimit me ujë në mënyrë që tubacioni të vihet në gjendje të duhur. Kjo procedurë do të pasohet nga analiza shtesë për të përcaktuar nëse uji është së pari i sigurt për përdorim teknik, dhe më pas për t’u pirë”

Toshkovski theksoi se publiku do të informohet sapo të dihen rezultatet e testeve dhe plani për normalizimin e plotë të furnizimit me ujë. /SHENJA/

 

MARKETING