Stuhia në Shkup: Drunjtë bien në rrugën “Xhon Kenedi”, dëmtohen disa vetura

Stuhia në Shkup: Drunjtë bien në rrugën “Xhon Kenedi”, dëmtohen disa vetura

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka goditur pasditen e sotme Shkupin, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit.

MARKETING

Description of image

Një nga rastet më të theksuara është regjistruar në rrugën “Xhon Kenedi”, në Komunën e Çairit, ku degët e një druri të rrëzuar kanë përfunduar mbi disa automjete të parkuara. Si pasojë, veturat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Erërat e fuqishme kanë rrëzuar drunj dhe degë të mëdha edhe në zona të tjera të qytetit, duke penguar përkohësisht qarkullimin dhe duke krijuar vështirësi për qytetarët.

Stuhia dhe reshjet e dendura vazhdojnë edhe më tej, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve të mëdhenj ose objekteve që mund të paraqesin rrezik për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Institucionet kompetente pritet të publikojnë informacione shtesë lidhur me dëmet e shkaktuara dhe ndërhyrjet e ekipeve në terren.

MARKETING