(VIDEO) Prokuroria: Uji u përzie me materie të dëmshme, kërkohet 30 ditë paraburgim për tre personat e ndaluar

(VIDEO) Prokuroria: Uji u përzie me materie të dëmshme, kërkohet 30 ditë paraburgim për tre personat e ndaluar

Analizat e ujit në Gostivar, zbuluan se uji ka ndotje të lartë bakteriale. Në të janë gjetur 2419.6 bakterie koliforme në 100ml, rreth 48 herë mbi kufirin maksimal të lejuar që është 50 në 100 ml. Kështu njoftoi Prokuroria Themelore Publike, duke shtuar se prandaj, uji nuk është i lejuar për asnjë përdorim. Prokuroria ka nisë procedurë hetimore për tre persona për vepër penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, të shkaktuara nga veprimet e ndotjes së ujit të pijshëm.

MARKETING

Description of image

Ata njoftuan se në sistemin e ujësjellësit ka ardhur deri te përzierja e ujit me materie të dëmshme nga kanali në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë.  Në mënyrë shtesë njoftuan se është analizuar një mostër e marrë nga një çezme me ujë në rrugën JNA në Gostivar, në të cilin është gjetur prani e lartë e klorit.

Prokuroria Themelore Publike

“Bashkëpunëtorët e dyshuar, në cilësinë e U.D. drejtoresh e NP ‘Komunalec’-Gostivar, shefi teknik i Sektorit për punë teknike dhe shefi i Departamentit për Ujësjellës, kanalizim dhe punë ndërtimote në Ndërmarrjen Publike, me materie të dëmshme e kanë bërë ujin të pa përdorueshëm për pije në hapsirën e tejmbushjes së sistemit që furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe një pjesë të fshatrave përreth”.

Nga Prokuroria sqarojnë se tre të dyshuarit, më 25 qershor u kanë dhënë urdhra punonjësve të ndërmarrjes që të vendosin tre pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor me lëndë të dëmshme, pranë hapsirës së tejmbushjes me ujë të pijshëm, me qëllim që të testojnë presionin e ujit.

Prokuroria Themelore Publike

“Më 16 korrik, gjatë inspektimit në vendin e ngjarjes, është konstatuar se dy nga pompat zhytëse ende ishin në përdorim dhe përmes gypave shtytës, të vendosur përmes hapjes së tejmbushjes, e transportonin ujin me lëndë të dëmshme – baktere koliforme, nga sistemi i hapur – kanali, në hapsirën ku ndodhet uji nga sistemi i ujit të pijshëm me cilësi të përcaktuar në mënyrë definitive, në sistemin e mbyllur”.

Artana Asani, Leon Nuredini dhe Vadedin Dervishi të hënën u privuan nga liria. Për ta Prokuroria ka kërkuar paraburgim 30 ditor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING