(VIDEO) Helmimi në Gostivar , Limani: Janë pezulluar drejtuesit e NP “Komunalec”

(VIDEO) Helmimi në Gostivar , Limani: Janë pezulluar drejtuesit e NP “Komunalec”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i ka bërë të ditur disa nga masat që Komuna e Gostivarit pritet t’i zbatojë. Limani ka theksuar se shtabi i krizës është aktivizuar dhe do të ketë një numër telefoni ku qytetarët mund të drejtohen për ndihmë dhe furnizim me ujë të pijshëm. I pyetur për marrjen e përgjegjësisë për situatën e krijuar, kryetari Limani tha se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe se si masë ka pezulluar drejtoreshën e NP “Komunalec” dhe një pjesë të udhëheqësisë përgjegjëse për ujësjellësin.

VALBON LIMANI, KRYETARI I KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Jam në kontakt me drejtoreshën e NP ‘Komunalec’ dhe udhëheqësinë. Ata aktualisht janë të pezulluar nga këto funksione. Sot presim rezultatet dhe në bazë të tyre do të veprojmë. Nuk dua që dikush paraprakisht të marrë fajin, por gjithashtu nuk dua që në asnjë mënyrë të pengohet puna e organeve kompetente. Unë nuk ndjej përgjegjësi morale, sepse ndërmarrja publike është person juridik që menaxhon këtë çështje. Sikur të ishte ndryshe, dorëheqja e parë do të vinte nga ana ime”.

Limani njoftoi se pas publikimit të rezultateve të analizave, do të nisë dezinfektimi, pastrimi dhe kontrolli i rrjetit të ujësjellësit për të siguruar sa më shpejt ujë të sigurt për qytetarët. Ai deklaroi se problemet me ujësjellësin e qytetit kanë një histori shumëvjeçare, por sipas tij kanë të bëjnë me mungesën e ujit. Ai deklaroi një nga prioritetet që ka ndërmarrë pas marrjes së detyrës është ndërtimi i një linje të re të ujësjellësit, për të cilën po punohet.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING