(VIDEO) Partitë kërkojnë reagim më të shpejtë, përfshirë edhe shpalljen e epidemisë në Gostivar

(VIDEO) Partitë kërkojnë reagim më të shpejtë, përfshirë edhe shpalljen e epidemisë në Gostivar

Partia opozitare LSDM kërkoi që në Gostivar të shpallet epidemi.  Ata thonë se atje epidemi ka pavarsisht nëse do të shpallet zyrtarisht ose jo. Qytetarët në Gostivar theksojnë nga kjo parti, po përballen me problem serioz shëndetësor dhe presin nga institucionet reagim profesional dhe të përgjegjshëm.

Zoran Trifunovski, LSDM

“Qytetarët e Gostivarit aktualisht janë të neveritur nga lojërat e tyre politike. Qytetarët presin qeveri të përgjegjshme që do të merret me shëndetin e tyre, dhe jo me sulme ndaj opozitës. Ky është një moment që të gjithë ne të jemi të bashkuar dhe së bashku të ndihmojmë qytetarët në këto rrethana të vështira. Le të përfshihemi të gjithë dhe të ndihmojmë qytetarët e Gostivarit. Bëjm thirrje për reagim të fortë institucional, shpallje epidemisë, zgjidhje, ndihmë për qytetarët dhe pastaj përgjegjësi”.

Kurse, partia në pushtet VMRO-DPMNE kritikon komunën se përse vonon reagimin.

Martin Andonovski, VMRO-DPMNE

“LSD, BDI dhe Taravari festonin dhe gëzonin fitoren e tyre, gjithçka ishte në rregull, dhe sot, kur na duhet reagim dhe përgjegjësi, ata nuk janë askund. Pse reagimi është i vonuar? Pse nuk patëm një reagim të shpejtë nga shërbimet në nivel lokal dhe përgjegjësi? A mendojnë LSD, BDI dhe Taravari se ky skandal do të mbetet i pandëshkuar?”

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski të shtunën gjatë vizitës në spitalin e Gostivarit theksoi se nuk shpallin gjendje të epidemisë derisa të dalin rezultatet e analizave mbi shkaqet e rritjes së numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING