(VIDEO) Mickoski: Jam i shokuar nga ajo që ka ndodhur në Gostivar, fajtorët do të përgjigjen

(VIDEO) Mickoski: Jam i shokuar nga ajo që ka ndodhur në Gostivar, fajtorët do të përgjigjen

Kryeministri Hristijan Mickoski premton se shumë shpejtë do të ketë informacione se çfarë ka ndodhur në Gostivar dhe zotohet se fajtorët do të përgjigjen. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në terren, po ndërmerren masa, po testohen mostra të ujit dhe po hetohet dhe nga prokuroria. Ai shprehet se është shokuese dhe e neveritshme, ajo që është lejuar të ndodh në Gostivar.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Shumë shpejtë do të dilet me informacione, për atë se çfarë ka ndodhur, kush është ai që ka dhënë urdhër që të ndodh ajo dhe sigurisht se do të ketë përgjegjësi. Unë vërtetë nuk mund ta kuptoj se si kanë mundur disa njerëz të sillen në mënyrë aq të paturpshme dhe të pandërgjegjshme. Është e pabesueshme se me sa lehtësi i pranojnë këto punë dhe si vendosin të bëjnë gjëra të tilla. Për mua është shokuese dhe thjeshtë është e neveritshme se si e ka bërë këtë dikush atje”.

Ndërkohë, dega e partisë VLEN në Gostivar ka ofruar një zgjidhje të përkohshme për ujë të pijshëm në Gostivar, pasi uji nga rrjeti i ujësjellësit atjë është ndaluar për pije.

VLEN Gostivar

Me kërkesën tonë dhe me mbështetjen e këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, kemi siguruar një cisternë me ujë të pijshëm për banorët e Gostivarit. Cisterna do të jetë te parkingu i Pallatit të Kulturës, në afërsi të Xhamisë së Mahallës së Re”.

E LSDM me shumë lehtësi e tërheq fajin nga vetja, për problemin me ujin e pijshëm në Gostivar. Thotë se LSDM asnjëherë nuk ka qeverisur në Gostivar. Atje thanë ata tradicionalisht, me dekada, kanë qeverisur partitë shqiptare.

LSDM

LSDM-ja nuk ka pasur kurrë kryetar kryetar, as nuk e ka pasur kurrë shumicën në këshill, kështu që nuk mund të fajësohet për situatën e furnizimit me ujë. Gënjeshtrat e VMRO- së nuk kanë fund. Por qytetarët e Gostivarit e dinë të vërtetën: LSDM-ja nuk është fajtore për ujin në qytetin e tyre, sepse nuk ka qenë kurrë në pushtet atje”.

Partitë opozitare shqiptare ende nuk kanë bërë asnjë reagim për situatën dramatike, që është krijuar në Gostivar.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING