(VIDEO) BDI dhe ASH akuzojnë nënkryetaren e VLEN-it për nepotizëm

(VIDEO) BDI dhe ASH akuzojnë nënkryetaren e VLEN-it për nepotizëm

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar nënkryetaren e VLEN-it, Mimoza Musa, për hipokrizi politike, duke e akuzuar se ka braktisur premtimet për meritokraci, transparencë dhe barazi gjinore, ndërsa ka favorizuar emërimin e familjarëve në poste publike. Në një kumtesë për media, BDI-ja thotë se premtimet që VLEN kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore kanë mbetur të parealizuara dhe se, sipas tyre, realiteti ka dëshmuar të kundërtën. BDI-ja pretendon se shembulli më i qartë i kësaj, sipas tyre, është emërimi i babait të Mimoza Musës, Arif Musa, në Bordin e Bankës Zhvillimore.

BDI

Edhe pse premtonte punësim sipas meritës, sot është e njohur për emërimin e babait të saj, Arif Musa, tashmë pensionist, në Bordin e Bankës Zhvillimore. Kjo është ‘meritokracia’ e VLEN-it: babai – i pari!”.

Në reagim kritikohet edhe mungesa e grave në përbërjen e re të Qeverisë, duke theksuar se VLEN, ndonëse kontrollon gjashtë ministri, nuk siguroi emërimin e asnjë gruaje ministre.

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët vlerëson se VLEN-i institucionet shtetërore i ka shndërruar në zyra punësimi për familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të vet.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Në këmbim të posteve dhe privilegjeve, përfaqësuesit e VLEN-it heshtin për degradimin e pozitës së shqiptarëve…Rasti më i fundit është ai i deputetes dhe nënkryetares së VLEN-it, Mimoza Musa. Babai i saj, Arif Musa, edhe pse pensionist, është emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Zhvillimore”.

Aleanca për shqiptarët thekson se VLEN-i nuk e luftoi nepotizmin, por vetëm priti radhën për të përfituar prej tij.

Në ndërkohë nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa dhe partia nuk e kanë komentuar as emërimin dhe as reagimet e partive. /SHENJA/

MARKETING