Aksident në rrugën për Trebosh, katër persona të lënduar – arrestohet një 25-vjeçar pa patentë

Aksident në rrugën për Trebosh, katër persona të lënduar – arrestohet një 25-vjeçar pa patentë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën rajonale që çon drejt fshatit Trebosh, në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.G. (25) nga fshati Trebosh, dhe një automjet “Mercedes”, gjithashtu me targa të Tetovës, që drejtohej nga T.S. (80) nga fshati Pallaticë.

Policia bën të ditur se drejtuesi i “Golf”-it ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, veprim që përbën vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Ai është privuar nga liria.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkudhëtare në automjetin “Mercedes”: R.S. (77) nga Pallatica dhe S.I. (49) nga Tetova. Ndërkaq, lëndime trupore kanë marrë edhe V.I. (46) dhe një fëmijë trevjeçar.

Të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndimet e tyre.

Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 25-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING