ESHS: Rritet me 7% numri i nxënësve dhe studentëve në konviktet e vendit
Numri i nxënësve dhe studentëve të akomoduar në konviktet studentore dhe në ato për arsimin fillor e të mesëm gjatë vitit shkollor/akademik 2025/2026 ka shënuar rritje, duke arritur në gjithsej 5.232 persona.
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, numri i të akomoduarve është rritur për 7 për qind krahasuar me vitin paraprak 2024/2025.
Gjatë vitit 2025/2026, në vend kanë funksionuar 9 konvikte studentore dhe 19 konvikte për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe të mesme fetare.
Nga numri i përgjithshëm i të akomoduarve, 3.427 kanë qenë studentë, ndërsa 1.750 nxënës të shkollave të mesme. Në konvikte janë strehuar gjithashtu 55 nxënës të shkollave fillore, 31 nxënës të shkollës së mesme fetare ortodokse dhe 57 nxënës të shkollës së mesme fetare islame.
Të dhënat tregojnë një kërkesë në rritje për akomodim në institucionet publike të arsimit, veçanërisht nga studentët dhe nxënësit që ndjekin shkollimin jashtë vendbanimit të tyre.

