(VIDEO) Gjendja e krizës për derivatet e naftës zgjatet deri më 20 tetor
Gjendjen e krizës, Qeveria ka vendosur që ta vazhdoj deri më 20 tetor. Siç njoftuan nga sherbimi qeveritarë, përshkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës, në seancën e sotme të Qeverisë kanë vendosur që afati për gjendjen e krizës të zgjatet edhe tre muaj.
Qeveria e RMV-së
“Periudha e vlefshmërisë së gjendjes së krizës zgjatet nga 21 korriku në 20 tetor, duke siguruar vazhdimësi në veprimin institucional dhe marrjen në kohë të masave në rast të ndërprerjeve të furnizimit ose tronditjeve të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”.
Qëllimi i këtij vendimi thonë ata është që të mund të reagojnë shpejtë dhe me efikasitet.
Qeveria e RMV-së
“Qëllimi është që Qeveria të ketë në dispozicion një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me synim ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet e mundshme të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë”.
Këtë vendim, pas harmonizimit të procedurave qeveritare, do ta dërgojnë në Kuvendi për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.
Qeveria zotohet se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet në tregun e vendit dhe atij ndërkombëtar të energjisë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

