Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti këngëtarin e njohur shqiptar Ylli Limani, me të cilin vizitoi kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, ku nga afër u njohën me ecurinë e punimeve për një nga investimet më të mëdha në arsimin universitar në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës, siç njoftoi Komuna e Çairit, u diskutua për rëndësinë e investimit në arsim, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe rolin që arti, kultura dhe edukimi kanë në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar.

“Investimi në dije është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen. Më gëzon që artistë të suksesshëm si Ylli Limani janë pranë të rinjve dhe japin shembull pozitiv përmes punës, talentit dhe përkushtimit të tyre”, deklaroi Mexhiti.

Në përfundim të vizitës, Mexhiti i uroi Ylli Limanit një koncert të suksesshëm në Shkup dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike.

MARKETING