Mickoski: I plotësojmë detyrimet nga axhenda evropiane, reformat vazhdojnë edhe krahas bllokadave të Kodit zgjedhor
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se më 15 korrik në Bashkimin Evropian është dorëzuar një dokument me detyrime tërësisht të plotësuara dhe të shënuara, me çka, siç thotë edhe një herë treguam se procesin reformues e zhvillojmë me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim të qartë drejt përmbushjes së axhendës evropiane.

“Jam i bindur se në dinamikën e realizimit do të jemi larg para shumë të tjerëve edhe krahas tentativave që procesi të ngadalësohet përmes bllokimi të Kodit zgjedhor. Përcaktimi ynë mbetet i pandryshuar, reformat do të vazhdojnë, sepse ato janë në inteers të shtetit, institucioneve dhe qytetarët”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Njëherit, kryeministri informoi se pasdite do të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Manastir.

“Ndërsa sonte do të jem pjesë e atmosfetës në “Pivo-fest” në Prilep, ku do të kem mundësinë të takohem dhe të bisedoj me shumë qytetarë. Vazhdojmë me përkushtim dhe me ritëm të përshpejtuar për Maqedoninë”, thotë në postimin e tij kryeministri Mickoski.

