Prokuroria nis hetime, AUV me kontrolle të jashtëzakonshme rreth furnizimit me ujë në Gostivar

Prokuroria nis hetime, AUV me kontrolle të jashtëzakonshme rreth furnizimit me ujë në Gostivar

Cilësia e ujit të pijshëm të ujësjellësit të qytetit në Gostivar po i nënshtrohet kontrolleve të jashtëzakonshme për të përcaktuar nëse ka lidhshmëri me numrin e rritur të pacientëve me probleme me tretjen. Ndërkohë, Prokuroria publike iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se për ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit po ndërmerren aktivitete me urdhër të Prokurorit publik pas kallëzimit të paraqitur në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm.

“Më 16.07.2026 rreth orës 18:20, inspektorët nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, morën masa dhe aktivitete urgjente në terren në fshatin Vrutok, për shkak të dyshimit për ndotje të ujit me të cilin furnizohet qyteti i Gostivarit. Ekzistojnë baza dyshimi se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tri pompa në shtratin e ujërave të zeza rrjedhëse, përmes të cilave është injektuar ujë drejtpërdrejt në gypin kryesor të ujësjellësit që furnizon qytetin. Ky aktivitet me sa duket është ndërmarrë me qëllim të rritjes së presionit në rrjet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, me çka rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti i qytetarëve të Gostivarit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ndotje e ujit të pijshëm“, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 219 të Kodit Penal. Në zbardhjen e këtij rasti, përveç policisë dhe prokurorisë, menjëherë janë përfshirë edhe Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert i licencuar i cili duhet të bëjë një vlerësim profesional të sistemit të vendosur në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.

Ndryshe, më herët gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Themelore njoftuan se po ndërmerren veprime në lidhje me kontrollin e cilësisë së ujit në Gostivar.

MARKETING