LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, kujdes në rrugët ku ka rrezik nga rrëshqitjet e dheut
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-it, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona kodrinore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

