Mot i nxehtë dhe me diell, pasdite mundësi për reshje lokale dhe bubullima

Mot i nxehtë dhe me diell, pasdite mundësi për reshje lokale dhe bubullima

Maqedonia e Veriut edhe sot do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me vranësira të lehta deri mesatare, njoftojnë sinoptikanët.

Gjatë orëve të pasdites priten kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit, pritet jostabilitet i izoluar, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik dhe Hidrologjik, moti me diell dhe shumë i ngrohtë do të vazhdojë deri të hënën, me vranësira të pakta deri mesatare. Ditët më të nxehta pritet të jenë e premtja dhe fundjava, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të mbeten mbi 31 gradë.

Ndryshim i motit pritet të martën, kur parashikohen reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.

MARKETING