(VIDEO) 10 vjet nga tentativa për grushtshtet, Erdogan: Dështimi i komplotistëve, fitore e madhe e demokracisë

(VIDEO) 10 vjet nga tentativa për grushtshtet, Erdogan: Dështimi i komplotistëve, fitore e madhe e demokracisë

Më 15 korrik 2016, elementë rebelë të ushtrisë turke të lidhur me ndjekësit e Fetullah Gylenit, kreut të FETO-s, sulmuan institucionet kryesore shtetërore, përfshirë Asamblenë e Madhe Kombëtare, ndërsa gjithashtu tentuan të kapnin infrastrukturën strategjike siç është Ura e Ngushticës së Stambollit, e cila lidh Azinë dhe Evropën.

Komplotistët e grushtit të shtetit vranë të paktën 253 persona dhe plagosën mijëra të tjerë.

Komploti dështoi pas rezistencës që treguan forcat lojale të policisë dhe ushtrisë si dhe qytetarëve, të cilët iu përgjigjëm masivisht thirrjes për rezistencë të bërë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Dhjetë vjet pas, presidenti Erdogan deklaroi se 15 Korriku nuk është vetëm nata kur u zmbraps një tentativë tradhtare për grushtshteti, por është një fitore e madhe e demokracisë, e shkruar me germa të arta në histori.

Mënyra e vetme për të penguar FETÖ-n dhe organizata të tjera të ngjashme klandestine që të depërtojnë sërish në shtetin dhe shoqërinë tonë është të mbajmë gjallë frymën e 15 korrikut dhe t’ua përcjellim këtë vetëdije brezave të ardhshëm”, shkroi presidenti.

Edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se përpjekja e dështuar për grusht shteti tregoi se vullneti kombëtar i Turqisë nuk do t’i nënshtrohej kurrë forcave të tutelës ose organizatave terroriste. /SHENJA/

MARKETING