(VIDEO) Kuzeska: Në VMRO kanë frikë se vendi bëhet pjesë e BE-së

(VIDEO) Kuzeska: Në VMRO kanë frikë se vendi bëhet pjesë e BE-së

Duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese pa garanci dhe pa kushte të qarta për vazhdimin e procesit eurointegrues, zëdhënësja LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, akuzoi Mickoskin se po heq dorë nga perspektiva evropiane e vendit dhe po e çon Maqedoninë e Veriut drejt izolimit. Ajo ka vlerësuar se Qeveria nuk ka vullnet për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BoGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Mickoski pranoi se ai dhe organizata e tij kriminale, VMRO-DPMNE, nuk duan që Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Jo sepse nuk besojnë në Evropë, por sepse kanë frikë nga ajo që sjell Evropa: gjyqësor të pavarur, Prokurori Publike Evropiane dhe përgjegjësi për të gjithë ata që e kanë plaçkitur dhe shkatërruar shtetin. Pikërisht kjo e frikëson Mickoskin. Nuk do të mund të kurdisë më tenderë partiakë, marrëveshje milionëshe me kompani të afërta dhe keqpërdorim të parave të buxhetit. Nuk do të mund të vazhdojnë të vjedhin paratë e qytetarëve”.

Sipas saj, qytetarët e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian sepse  siç tha, kjo nënkupton standard më të mirë jetese, ekonomi më të fortë, investime të huaja, qasje në tregun evropian dhe mundësi më të mëdha zhvillimi për të rinjtë.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Evropa nënkupton arsim cilësor sipas standardeve evropiane, programe zhvillimore për studentët dhe mundësi reale që të ndërtojnë të ardhmen në vend, e jo të detyrohen të blejnë biletë vetëm për një drejtim. Evropa nënkupton qasje në fondet zhvillimore evropiane, në vend të borxheve. Ndërsa për Qeverinë e Mickoskit, Evropa do të thotë fund i tenderëve kriminalë, fund i pandëshkueshmërisë dhe vendosje e përgjegjësisë – pikërisht asaj prej së cilës ata ikin”.

Kuzeska vlerësoi se Mickoski erdhi në pushtet me premtime që nuk i përmbushi dhe se sot, në vend të reformave, tha se  po kërkon justifikime.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING