(VIDEO) Gjendet shtetasi rumun i humbur në Matkë
Pas një operacioni prej gjashtë orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të mbrëmjes së kaluar pasi u raportua si i humbur në malin e Matkës. Sipas Qendra e Menaxhit të Krizave, shtetasi rumun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por i çorientuar dhe i frikësuar.
QENDRA E MENAXHIMIT TË KRIZAVE
“Në ora 21:55, përmes Numrit Unik për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) u pranua një thirrje nga një shtetas rumun, i cili ishte humbur gjatë lëvizjes së pavarur në rajonin e Matkës, në afërsi të shpellës Vrello, në territorin e Komunës së Sarajit.
Përmes komunikimit të vazhdueshëm me personin e humbur, kanë arritur ta përcaktojnë vendndodhjen e tij të përafërt, bazuar në koordinatat dhe të dhënat e marra nga thirrja në numrin 112”
Ndërkohë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se sot është raportuar për zjarr pranë zonës Pirin Çeshma në Vallandovë.
Shërbimi Shtetëror i Zjarrfikësve thonë se ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Vallandovës po ndërhyjnë në vendngjarje, dhe se ata janë ende në terren në përpjekje për të lokalizuar plotësisht zjarrin. Nga Komuna e Vallandovës thuhet se, sipas gjetjeve fillestare, nuk bëhet fjalë për shkak të një zjarri të shkaktuar aksidentalisht, por për një person që e njeh mirë terrenin dhe zgjedh vende ku ekipet e zjarrfikësve kanë më shumë vështirësi të ndërhyjnë.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

