Trump thotë se ka të ngjarë të heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Trump thotë se ka të ngjarë të heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ka të ngjarë të heqë Sirinë nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, transmeton Anadolu.

“Unë mendoj se do ta bëj. Pse të mos e bëj?”, tha Trump kur u pyet nëse do ta heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një takimi me presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin turk Ankara.

Trump tha se al-Sharaa ka bërë “një punë të shkëlqyer”.

“Kjo është një pyetje e mirë. Po, do ta bëj”, shtoi ai.

Siria është bërë “shumë e qëndrueshme”, tha Trump duke shtuar se “Ajo është stabilizuar vërtet dhe ne jemi krenarë për këtë”.

MARKETING