Sinner e Djokovic shkojnë në raundin e katërt të Wimbledon, fitore edhe për Sabalenka e Osaka
Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë të grend slemit të Uimbëlldonit. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Xhenson Brooksbi. Në raundin e katërt kualifikohet edhe Novak Gjokoviq, pasi mundi 3-1 në sete Artur Rinderkneh. Eliminohet nga gara rusi Daniil Medvedev, pasi u mund 3-0 në sete nga Jan-Lennard Struff. Një biletë për më tej sigurojnë edhe hungarezi Hubert Hurkaz e spanjolli Feliks Auger Aliassime. Te femrat, fitore pa shumë probleme për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, pasi mundi 2-0 Jelena Ostapenko. Fiton edhe japonezja Naomi Osaka, pasi mundi 2-0 në sete Daria Kasatkina. Në takimet e tjera për femra spikatin fitoret e zviceranes Belinda Benqiq, amerikaneve Xhesika Pegula e KoKo Gauff si dhe çekeve Karolina Muçova e Barbora Krejcikova.

