Demush Bajrami: Kufizimi i lirisë së mediave çon drejt autokracisë dhe diktaturës

Demush Bajrami: Kufizimi i lirisë së mediave çon drejt autokracisë dhe diktaturës

Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave ndërkombëtare, sipas të cilave liria e mediave në vend ka shënuar rënie këtë vit, vlerësoi gjatë emisionit Impakt se, shkalla e demokracisë në një vend matet drejtpërdrejt me nivelin e lirisë së mediave, duke paralajmëruar se kufizimi i saj mund të çojë drejt autokracisë dhe diktaturës.

“Kjo çon drejt një autokracie, një diktature. Unë mendoj se ende nuk jemi, por vlimet e mëdha që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, sikur alarmojnë në situata të ckatuara sikur duhet një kujdes më i madh. Prandaj jo rastësisht shpeshherë edhe përfshihen organizata të ndryshme ndërkombëtare që kanë të bëjnë me gazetarët, që kanë të bëjnë me mediat, duke luftuar për lirinë e mediat, për të luftuar për këtë sakrificë të madhe që bëhet për ta nxjerrë në pah të vërtetën. Kujt i pengon transparenca?! Atyre që nuk ja duan vendit të tyre të miren”, deklaroi Bajrami.

MARKETING