(VIDEO) Mickoski: Nga e hëna ulje e madhe e çmimeve të karburanteve
Kryeministri Hristijan Mickoski pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas njoftimeve për bisedime paqësore ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani. Të hënën, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendimin e ri për çmimet e karburanteve, kryeministri pret që benzina të ulet me rreth 4 denarë për litër, ndërsa nafta me rreth 7 denarë për litër.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
Ne bëmë llogaritjet tona; është rritur pak edhe vlera e dollarit. Pres që të hënën, bazuar në këto llogaritje, çmimi i benzinës të ulet me rreth 4 denarë për litër, ndërsa nafta disi më shumë, rreth 7 denarë për litër. Megjithatë, të presim që të hënën Komisioni Rregullator ta bëjë njoftimin zyrtar.
Kryeministri pret që me përfundimin e negociatave paqësore ndërmjet SHBA-së dhe Iranit të stabilizohet çmimi i naftës në bursat botërore dhe e gjithë situata me energjentët, por thekson se ky do të jetë një proces që nuk do të përfundojë menjëherë. /SHENJA/

