Venera Latifi – Azizi: Kemi dëshmi që opozita shqiptare e hoqi vet balancuesin
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi – Azizi duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë gjatë emisionit IMPAKT ka akuzuar opozitën shqiptare duke thënë se janë pikërisht ata që sot flasin kundër ligjit, janë ata të cilët kanë dhënë mendim pozitiv që të hiqet balancuesit. Ajo tha se, balancuesi ishte një kalkulator i thjeshtë, por pa mekanizëm mbrojtës dhe pa u vërtetuar deklarimi se a është i rrejshëm apo nuk është i rrejshëm.
“E hoqën vet dhe kemi dëshmi se e hoqën vet, me kërkesë, pikërisht tre vite më parë. Në qershor të vitit 2023 shembull kam këtu një mendim pozitiv që ka dhënë vet Bujar Osmani, kur ishte në atë kohë ministër. Një tjetër mendim pozitiv për heqjen e balancuesit Kreshnik Bekteshi është këtu, një tjetër mendim pozitiv nga Ministria e Drejtësisë që drejtohej nga Krenar Lloga një lloj është këtu, dmth tre ministra u bënë. Një tjetër mendim pozitiv për heqjen e balancuesit nga Fatmir Besimi”, deklaroi Azizi.

