(VIDEO) Rritet numri i pacientëve për shkak të vapës

(VIDEO) Rritet numri i pacientëve për shkak të vapës

Temperaturat e larta po vënë në provë shëndetin e qytetarëve. Si pasojë, gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë ndihmën e ekipeve emergjente”

Vala e të nxehtit nuk po sjellë vetëm temperatura të larta, por edhe më shumë thirrje për ndihmë mjekësore. Shërbimet emergjente po përballen me një numër në rritje të rasteve, ndërsa qytetarët kërkojnë ndihmë për probleme shëndetësore të shkaktuara nga moti i nxehtë. Mjeku i emergjencës, Sejfulla Ademi, njoftoi se kanë rritje te jashtëzakonshme të personave të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjeksore sipas tij përshkak të humbjes së vetëdijes, marramendjes dhe kolapseve. Ai theksoi se po ballafaqohen në përditshmëri me lloje të ndryshme rastesh.

SEJFULLA ADEMI, MJEKU I EMERGJENCËS

Fillimisht janë kolapset, pastaj rritja e tensionit, kemi probleme edhe me të sëmurit që kanë probleme me sheqerin të kenë kujdes në marrjen e terapisë, një ashtu problem shtesë mundë të theksojmë verës domethënë janë edhe problemet gastrointestinale, helmimet në ushqim, të vjellurat, jashtëqitjet e kështu me radhë.”

Ademi bëri të ditur se më të rrezikuarit mbeten të moshuarit me sëmundje kronike, por njëkohësishtë edhe fëmijët. Ttë moshave u rekomandohet mos të dalin në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00 pasdite. Ademi u ka dhënë këshillave se si të sillen në rastet nëse hasin persona të alivanosur.

SEJFULLA ADEMI-MJEKU I EMERGJENCËS

Varësishtë nga problemi domethënë vetëm nëse kanë hasur në një vendëngjarje ku kan ndodhur një pacientë që i’u është vështirësuar gjendja shëndetësore fillimishtë të shohin vetëdijen pastaj varësishtë nga problemi nëse është pacienti i kolabuar nuk reagon ta kthejnë anash që rrugët e frymëmarrjes të jenë të lira që të mundë pacienti të marrë frymë dhe në mënyrë direkte të kërkohet ndihma e shpejtë emergjente që të vijë ekipa të intervenonë për rastin.”

Mjeku i emergjencës sqaroi se qytetarët duhet të konsumojnë ushqime sa më të lehta sidomos më të moshuarit. Është e preferueshmë që të marrin lëngje që të mos kenë probleme me rënien e shtypjes. Ademi bëri të ditur se me rritjen e temperaturave paraqiten rriqnat dhe gjarpërinjtë, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë shëtitjeve në parqe dhe se familjarët duhet t’i kontrollojnë fëmijët pas shëtitjes për praninë e rriqnave, pasi ato mund të shkaktojnë probleme dhe komplikime shëndetësore. /SHENJA/

MARKETING