(VIDEO) Sonte hapet manifestimi “Ditët e Teatrit”

(VIDEO) Sonte hapet manifestimi “Ditët e Teatrit”

 

Komuna e Çairit sonte do të bëjë hapjen e manifestimit “Ditët e Teatrit”, që do të organizohet në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”. Komuna bëri të ditur se programi hapës do të fillojë me shfaqjen teatrore “Gënjeshtra”, në interpretim të Teatrit të Gjilanit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mirëpresë kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të ndjekur së bashku shfaqjen dhe për të përcjellë mesazhe në mbështetje të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy qyteteve. Ndërkaq, kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi theksoi se “Vera Kulturore e Çairit 2026” është menduar si një program njëmujor, prej 1 qershori deri më 30 qershor ku sic tha ai do të përfshihen edhe aktivitete të ndryshme.

MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL (00:54-01:25)

Sot dhe dy ditët në vijim janë ditët e teatrit në kuadër të verës kulturore të cairit do të ketë shfaqe sonte nga Gjilani nesër nga Ferizaj dhe pasnesër në teatrin shqiptar do të jetë një shfaqje nga Shkupi. Për të vazhduar pastaj me koncertet e ndryshme ta zëmë me 19 do të shtrohet Sofra Shkupjane në shesh ku do të përformojnë disa emra të njohura të muzikës nga qyteti ynë Shkupi dhe më gjërë.”

Murtezi tha se gjatë ditëve të mbetura të qershorit do të organizohen aktivitete të shumta kulturore e artistike me pjesëmarrjen e shoqërive kulturore-artistike si “Ibe Palikuqe”, “Emin Duraku”, “Ilirida” e të tjera. Ai përmendi edhe koncertin “Në Dardani bie një tupan”, ku pritet të mbahet më 25 qershor, festivali “Lyra” më 26 qershor, ndërsa sipas tij manifestimet do të përmbyllen më 30 qershor me një koncert të madh festiv.

MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL (02:10-02:30)

Realisht kur e kemi filluar si ide ne e kemi mendu qershorin si një muaj i plotë, por vec tashmë është paraqitur ta zëmë dikush që dëshiron një javë aktivitet të ketë në shesh edhe në muajin korrik, do të ketë shoqëri të ndryshme kulturo-artistke nga vende të ndryshme të Evropës, pastaj besojmë se ndërkohë do të ketë edhe në muajin gushtë pse jo.”

Murtezi njoftoi se kjo që e kanë filluar këtë vit është vetëm aktiviteti i parë dhe se synimi i tyre është që të bëhet tradicional gjithçka brenda kësaj që ata po e quajnë “muaji i kulturës verore në Cair”. /SHENJA/

MARKETING