Azir Aliu: Jam pjesë e VLEN-it dhe ministër i VLEN-it
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në SHENJA”, hodhi poshtë spekulimet për mospajtime mes tij dhe koalicionit VLEN, duke theksuar se mbetet pjesë aktive e strukturave të këtij subjekti politik dhe e qeverisë.
Duke komentuar zërat që qarkullojnë në opinion për përçarje të mundshme brenda VLEN-it, Aliu tha se kundërshtarët politikë vazhdimisht përpiqen të krijojnë narrativë për mosmarrëveshje, por sipas tij, bashkëpunimi brenda koalicionit vazhdon normalisht.
“Ali Ahmeti asnjëherë se ka dashur dhe nuk do ta vazhdojë ta dojë VLEN-in. Do të ketë plasaritje të tipit, nuk do ta në i pranon rezultatet tona. Nëse mendoni për Azir Aliun, Azir Aliu është pjesë e VLEN-it, është ministër i VLEN-it, kështu që ne çdo ditë kemi komunikim si në nivel të menaxhmentit edhe ne nivel operacional të qeverisë”, deklaroi Aliu.

