(VIDEO) Mickoski: Pas ditëlindjes së VMRO-së, bisedojmë për riformatimin e Qeverisë

(VIDEO) Mickoski: Pas ditëlindjes së VMRO-së, bisedojmë për riformatimin e Qeverisë

Qershori pritet të jetë i sikletshëm për ministra e zëvendësministra, pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se pas 17 qershorit do të nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë. Megjithatë, ai  nuk dha detaje se kush do të largohet e kush do emërohet dhe se cilat ministri do të përfshihen në ndryshime.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

“Javën e ardhshme, pas festimit të ditëlindjes së partisë, që do të mbahet më 17 qershor në Strumicë, duke filluar nga ora 20:00 në stadium, do të fillojmë bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar lidhur me rikonstruimin  e Qeverisë”.

Kreu i qeverisë foli edhe për zgjedhjet  parakohshme parlamentare, i cili  theksoi se partia e tij ka mandat katërvjeçar që ka fituar nga qytetarët dhe se synimi mbetet mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në pranverën e vitit 2028. Megjithatë, ai shtoi se janë të gatshëm për zgjedhje nëse ato kërkohen ose imponohen nga rrethanat politike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

“Politikisht, kur hyn në gjysmën e dytë të mandatit, është logjike të jesh i përgatitur për zgjedhje, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, nëse kërkohen nga opozita. Por opozita jonë nuk po kërkon zgjedhje. Ajo është e fshehur; vetëm tre-katër persona dalin në konferenca për shtyp me të pavërteta dhe fyerje, kryesisht ndaj meje. Tani që kanë mundësinë të tregojnë në terren se sa ndikim kanë ato sulme dhe të pavërteta, ata thjesht po ikin. Nuk është hera e parë që LSDM-ja vepron kështu. Në historinë e saj, LSDM-ja e ka bërë këtë shumë herë”.

I pyetur për të komentuar njoftimet lidhur me një dorëheqje të mundshme të Ali Ahmeti nga posti i kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim, Mickoski refuzoi të japë koment, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje të brendshme partiake në të cilat nuk dëshiron të ndërhyjë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING