Mickoski: Pas 17 qershorit nisin bisedimet për rikonsturimin e Qeverisë
Qershori ka krijuar ankth për zyrtarët qeveritarë, pasi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se pas 17 qershorit do të nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë, ndonëse ai nuk dha detaje se kush do të largohet e kush do emërohet dhe se cilat ministri do të përfshihen në ndryshime.
“Javën e ardhshme, pas festimit të ditëlindjes së partisë, që do të mbahet më 17 qershor në Strumicë, duke filluar nga ora 20:00 në stadium, do të fillojmë bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar lidhur me rikonstruimin e Qeverisë”, tha Mickoski.

