Incident në Shkup: Vjehrra sulmon nusen, ajo përfundon me lëndime të rënda trupore

Incident në Shkup: Vjehrra sulmon nusen, ajo përfundon me lëndime të rënda trupore

Një grua 28-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, më 12 qershor 2026, rreth orës 13:45, e reja ka raportuar se po atë ditë, rreth orës 09:50, në zonën e Qendrës në Shkup, vjehrra e saj 56-vjeçare me inicialet S.O. fillimisht ka dëmtuar automjetin transportues të familjes, të tipit “Peugeot Boxer”.

Më pas, sipas denoncimit, e dyshuara me përdorimin e forcës fizike e ka nxjerrë 28-vjeçaren nga automjeti dhe e ka rrëzuar në tokë.

Si pasojë e incidentit, gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët në ISHP Shën Naumi i Ohrit.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

MARKETING