(VIDEO) Përmbyllet programi rajonal i përshpejtimit “Bridge to Balkans”
Sot në Shkup u mbajt eventi i fundit “Demo Day” i programit rajonal të përshpejtimit “Bridge To Balkans (B2B)”, i zhvilluar në bashkëpunim midis Digitalpark Technocent, një qendër teknologjike me seli në Stamboll, dhe Qendrës së Inovacionit “Inox”. Ky aktivitet u organizua me qëllim lidhjen e ekosistemeve të startup-eve nga Turqia dhe vendet e Ballkanit, duke krijuar një hapësirë ku idetë e reja, projektet inovative dhe përvojat profesionale të ndahen dhe të zhvillohen më tej.
Drejtori i përgjithshëm i “Dijitalpark Teknokent”, Tahsin Engin, në fjalimin e tij, theksoi se, Maqedonia ka një popullsi shumë dinamike dhe të re, me shumë talente dhe me dëshirë për të mësuar gjëra të reja. Ndaj mendon se paradigma ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, sepse në të kaluarën kodimi ishte problemi kryesor për botën e biznesit, por tani nuk bëhet më fjalë vetëm për kodim.
Sinkron: Tahsin Engin, Drejtori i përgjithshëm i “Dijitalpark Teknokent”
“Ne po ofrojmë një infrastrukturë moderne sipërmarrëse dhe një ekosistem inovativ dinamik përmes programit tonë, i cili është një program përshpejtimi i quajtur ‘Bridge to Balkans’. Përmes këtij programi, sipërmarrësit këtu fitojnë qasje në tregjet globale, si dhe përfitojnë trajnime të strukturuara, mentorim dhe takime me investitorë. Në fakt, programi që po zbatojmë sot synon të lidhë sipërmarrës nga Ballkani dhe Turqia me investitorë, aktorë të biznesit dhe një mjedis pune për startup-e”.
Ndërkaq Mehmet Dolgan, bashkëthemelues i B-Connector, partneri zbatues i programit Ura Drejt Balkanit (B2B), tha se ishte i impresionuar nga talenti që gjeti në ekosistemin sipërmarrës të Ballkanit Perëndimor.
Sinkron: Mehmet Dolgan, bashkëthemelues i B-Connector partneri zbatues i programit Ura Drejt Balkanit (B2B)
“Programi B2B Bridge to Balkans përfshiu trajnime zyrtare, të cilat përfshinin gjashtë module, duke filluar nga mendësia sipërmarrëse dhe trajnimi i biznesit, deri te plani i marketingut, rritja e biznesit dhe modeli i biznesit. Ajo që më ka bërë shumë përshtypje në këtë ekosistem të Ballkanit Perëndimor është grupi i talenteve që kam hasur; ka qenë vërtet shumë mbresëlënës, si dhe dëshira e madhe për sukses që ekziston këtu”.
Ndërsa drejtori i Qendrës së Inovacionit “Inox”, Abil Baush, deklaroi se 11 startup-e të reja morën pjesë në “Demo Day”-n përfundimtare. Ai theksoi se qëllimi i progtramit është të krijojnë, të gjejmë inovatorë të rinj, të gjejnë sipërmarës të rinj, të gjejnë ideja të freskëta dhe këto ideja të mund ti zhvillojnë në një biznismodel i cili duhet të jetë frytdhënës në aspektin se idetë e tyre të filojnë të shihen edhe në aspektin global, dmth të gjejmë unikornin e parë në Maqedoni.
Sinkron: Abil Baush, drejtor i qendrës së inovacionit inox
“Kemi kënaqësinë të prezentojmë se për herë të parë e bëjmë një program aksesues tek inoxi me partnerët tonë të digjital parkut dhe B konektorit dmth është një program që zgjati për 6 javë, kemi pasur 11 start-upe dhe të gjitha kanë prezentuar mirë dhe kanë kaluar një program jashtëzakonisht shumë domethënës dhe shumë kualitativ kështuqë sot vijmë në momentin kur ato do të prezentojnë para investitorëve dhe para njerëzve të cilët ndoshta në të ardhmen do të mundemi ti shohim në një fazë më të zhvilluar”.
Në kuadër të këtij eventi, u zhvillua edhe një panel me temën ‘Sipërmarrja në epokën e Inteligjencës Artificiale’, ku panelistët diskutuan për ndikimin e inteligjencës artificiale në sipërmarrje, mundësitë që ajo ofron për bizneset e reja, si dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit në epokën digjitale.
Anida Murati/SHENJA/

