Është ulur për 1.3% numri i lindjeve të foshnjave në Maqedoni
Në vitin 2025, lindën gjithsej 15.932 fëmijë, nga të cilët 15.850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin të vdekur.
Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2025 u ul për 1.3 përqind krahasuar me vitin 2024.
“Në strukturën sipas gjinisë, midis lindjeve të gjalla, meshkujt kanë një pjesëmarrje më të lartë, me 51.7 përqind, ose 106.9 nga 100 lindje të gjalla të femrave”, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i lindjeve të gjalla është regjistruar në korrik-1.531.
Sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe, ose 31.7 përqind, ishin lindje të gjalla nga nënat e moshës 25-29 vjeç.
Mosha mesatare e nënave në numrin e përgjithshme të lindjeve është 29.8 vjeç, ndërsa për nënat për herë të parë 28.2 vjeç.
Në vitin 2025, u regjistruan 15 lindje të gjalla tek nënat nën moshën 15 vjeç.
Numri i lindjeve të gjalla jashtë martese është 1.868 ose 11.8 përqind e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla.

