LSDM ende pa qëndrim nëse do ta mbështesë ligjin për përfaqësim të drejtë ose jo

LSDM ende pa qëndrim nëse do ta mbështesë ligjin për përfaqësim të drejtë ose jo

Partia opozitare maqedonase LSDM ende nuk e ka vendosur se a do të mbështesë propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Oiver Spasovski nga kjo parti tha gjatë emisionit Impakt se, propozim ligji tani momentalisht është në procedurë parlamentare dhe të hënën do të mbahet debati publik dhe pasi t’i dëgjojnë argumentet do të ndërtojnë një qëndrim për këtë çështje.
“Çka është për mua më e rëndësishme?! Për mua nuk është e rëndësishme nëse ligji do të miratohet me badenter të vogël apo të madh. Për mua është shumë e rëndësishme se cili është thelbi i zgjidhjes ligjore dhe kjo zgjidhe ligjore do t’i arsyetojë pritjet e qytetarëve apo të qytetarëve që nuk janë shumicë në Maqedoni dhe ato janë çështjet kyçe. Nga ato pozita ne duhet ta ndërtojmë pozicionin tonë, flas si parti në lidhje me mbështetjen apo mos mbështetjen e zgjidhjes ligjore”, tha ai.

MARKETING