Ra për herë të dytë pa ndjenja në fushë, doktori flet për kolapsin e Christian Eriksen: Mesfushori kërkoi…
omente frike janë regjistruar një ditë më parë në Kringstad të Norvegjisë, gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, e vlefshme si përgatitje për Botërorin. Teksa kishte kaluar një orë lojë, mesfushori Christian Eriksen u ndje keq në fushë.
Pasi vendosi dorën në gjoks, 34-vjeçari u rrëzua në tokë, duke shkaktuar alarm te bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe stafi mjekësor, të cilët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Fillimisht ndeshja u ndërpre përkohësisht, por më pas u vendos pezullimi i saj përfundimtar në rezultatin 2-1, ndërsa priteshin informacione mbi gjendjen e futbollistit.

Kjo ngjarje e rëndë riktheu në kujtesë episodin dramatik të Euro 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë–Finlandë dhe u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve.
Megjithatë, Federata Daneze e Futbollit qetësoi opinionin publik, duke bërë të ditur se futbollisti është i vetëdijshëm dhe ndodhet në gjendje të mirë.

