Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, më 06.06.2026 (e shtunë), nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të organizimit të një gare reviale, Njësiti për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të zbatojë regjim të posaçëm të qarkullimit.

Masat merren me qëllim sigurimin e zhvillimit të sigurt dhe të pandërprerë të garës.

Gara do të nisë nga Porta Maqedonia dhe do të vazhdojë përgjatë këtij itinerari: djathtas në rrugën “Dimitrie Çuposki”, djathtas në rrugën “Vasil Glavinov”, drejt në bulevardin “VMRO”, majtas në bulevardin “Ilinden” dhe deri te kryqëzimi me rrugën “Naum Naumovski Borçe”, në Parkun e Qytetit, pranë monumentit të Goce Dellçevit.

Gjatë zhvillimit të garës, trafiku do të devijohet në rrugët përreth.

MARKETING