Izraeli paralajmëron banorët e 3 qyteteve libaneze të evakuohen, pavarësisht armëpushimit
Ushtria izraelite, pavarësisht armëpushimit të rinovuar, lëshoi sot paralajmërim urgjent për evakuim për banorët në qytetet dhe fshatrat libanezë të Arnaya-s, të njohura edhe si Arnaba, Anquun dhe Kfar Fila, transmeton Anadolu.
Ushtria u tha banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen të paktën 1.000 metra larg qyteteve dhe fshatrave në zona të hapura.
Paralajmërimi erdhi pavarësisht armëpushimit të brishtë në fuqi që nga 17 prilli, të cilin Washingtoni e zgjati deri në fillim të korrikut dhe mes përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për ta ruajtur atë dhe për të parandaluar bllokimin e tij.

